Komuna e Drenasit me intensitet të madh ka përfunduar dhjetëra projekte infrastrukturore sipas planifikimit si dhe është në përfundim të shumë projekteve të tjera.
Në ketë periudhë, kur kryetari Lladrovci ka prezantuar në tubimin me qytetarë për periudhën gjashtëmujore të punëve, kanë përfunduar rrjeti i kanalizimit ne shumë fshatra ne gjatësi të përgjithshme prej 26 mijë e 280 metra, asfaltim të rrugëve që janë në fazën e punimeve ne gjatësi prej 25 mijë metra, në rrugica me kubëza 457 metra, trotuare me gjatësi 680 metra, kanale atmosferike, kulluese, fazat për pastrimin dhe thellimin e lumit “Drenica” dhe “Verbica”.
Me poshtë gjeni njoftimin për projektet e realizuara dhe ato të cilat janë në proces të realizimit.
Pastrimi dhe thellimi i lumit “Drenica” dhe Verbica”, nw lot 1 ura në rrugën regjionale deri tek Bau Mineral-Çikatovë e Vjetër në gjatësi prej L=4,085.00 metra. Në lot 2 Ura në Komoran deri tek ura në Drenas ne gjatësi prej L=5,665.00 metra dhe në lot 3 nga Bau Mineral deri tek ura në fshatin Dobroshec ne gjatësi prej L=7,600.00 metra.
Pas pastrimit dhe drejtimit të lumit, do të realizohet edhe projekti i shtrirjes së gypave të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza të cilat nuk do të derdhen në lumenj dhe prrocka, por do të orientohen tek impianti i ujërave të zeza që do të ndërtohet në grykëderdhjen e lumit “Drenica”. Për ndërtimin e shtrirjes së gypave për ndërtimin e kolektorëve janë realizuar në tri loto; Lot 5,6 nga Çikatova e Re, Gllobar, Tërstenik, Vërboc deri në Morinë L=14,668.00 metra, në Lot 7 nga Zabel i Ulët, Vukoc, Poterrk, Llapushnik, Arllat, Negroc, Korroticë e Ulët dhe Korroticë e Epërme L=9,219.00 metra.
Rregullimi i infrastrukturës në Drenas, trotuar dhe ndriçim, kanë përfunduar edhe rrjeti i kanalizimit në disa lagje dhe asfaltim i rrugëve. Rregullimi i trotuareve ne gjatësi prej 680 metra dhe rrugica me kubëza ne gjatësi 457 metra si dhe kanalizim 770 metra.
Infrastruktura në Komoranin I, II, III dhe IV ne shtrirjen e rrjetit të kanalizimit ne gjatësi prej 2000 metra, punimet ne kanalizim atmosferik janë duke vazhduar ne lagjet e Komoranit.
Ndërtimi i urës në fshatin Dobroshec, asfaltimi i rrugës në fshatin Tërstenik I dhe II, Shtuticë, Vërboc dhe Polluzhë janë duke vazhduar punimet dhe pritet shumë shpejt të asfaltohen rrugët në lagje të këtyre fshatrave. Asfaltimi i rrugës në fshatin Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, punimet janë duke vazhduar në fshatin Dobroshec ne gjatësi prej 450 metra dhe ne lagjen Fejza të këtij fshati ne gjatësi prej 745 metra.
Projekti i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Tërstenik I dhe II kanë përfunduar ne gjatësi prej 4500 metra, ne ketë projekt janë në realizim janë edhe pjesa tjetër e punimeve.
Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë dhe Godanc ka përfunduar dhe gjatësi ne të gjitha këto fshatra është mbi 7800 metra.
Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Vukovc, Poterrk ka përfunduar ne gjatësi 1800 metra, ndërsa në fshatin Arllat, Llapushnik dhe Gjergjicë punimet janë duke vazhduar.
Kanalizimi i ujërave të zeza në Komoran I, II, III dhe IV kanë përfunduar ne gjatësi prej 3380 metra, në Korroticë e Ulët 700 metra dhe janë para përfundimit në Poklek të Ri, Poklek të Vjetër dhe Korroticë të Epërme.
Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Abri kanë përfunduar ne gjatësi prej 4500 metra, në fshatin Terdec ne gjatësi prej 1500 metra, në fshatin Vërboc dhe Shtuticë 3000 metra, ndërsa në fshatin Baicë, Krajkovë dhe Damanek janë duke vazhduar punimet e rregullimit të kanalizimit.
Kanë përfunduar punimet edhe në ndërtimin e kapacitetit të ujësjellësit në Kamenicë ne gjatësi prej 1724 metra, ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Abri ka përfunduar.
Këto janë disa nga projektet e realizuara deri më tani, ndërsa janë lidhur dhjetëra kontratat për asfaltim të rrugëve dhe rrjetin e ujësjellësit për shumë fshatra dhe shumë shpejt pritet të fillojnë edhe punimet.
Komuna e Drenas me intensitet është duke i implementuar projektet e planifikuara të kryhen gjatë këtij viti. Kujtojmë se me mjetet nga investimet kapitale të Komunës, janë rreth 5 milion euro, ndërsa nga financimi i projekteve nga niveli qendror, garantët e ndryshme të performancës së mirë komunale si dhe përkrahja nga donatoret e ndryshëm, vlera e përgjithshme e investimeve për ketë vit, kalojnë shumën mbi 10 milion euro.