Ekonomia Online
FUNDIT

Dhjetëra sulme të koordinuara zjarrvënëse godasin Tajlandën jugore

Dhjetëra sulme të koordinuara zjarrvënëse godasin Tajlandën jugore

Më shumë se 50 sulme të koordinuara me zjarrvënie dhe mjete ndezëse, të cilat dyshohet se kishin për qëllim krijimin e trazirave, janë kryer në jug të Tajlandës, njoftuan autoritetet ushtarake. Nga sulmet, të ndodhura në provincat jugore pranë kufirit, dy persona mbetën të plagosur. Në shënjestër të autorëve ishin një ndërtesë e administratës lokale, […]

Më shumë se 50 sulme të koordinuara me zjarrvënie dhe mjete ndezëse, të cilat dyshohet se kishin për qëllim krijimin e trazirave, janë kryer në jug të Tajlandës, njoftuan autoritetet ushtarake.

Nga sulmet, të ndodhura në provincat jugore pranë kufirit, dy persona mbetën të plagosur. Në shënjestër të autorëve ishin një ndërtesë e administratës lokale, një dyqan i vogël dhe një automjet i vjedhur, të cilat u përfshinë nga flakët.

Incidentet ndodhën të shtunën në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mesnatë, sipas një deklarate të Komandës së Operacioneve për Sigurinë e Brendshme të ushtrisë tajlandeze.

Shumica e sulmeve u raportuan në provincën Narathiwat, ndërsa raste të tjera u regjistruan në provincat fqinje Yala dhe Pattani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetës Bangkok Post, dy gra u plagosën pasi një bombë shpërtheu në distriktin Muang, në Narathiwat.

Në disa zona u dogjën edhe kulla të telekomunikacionit, ndërsa autoritetet e sigurisë u bënë thirrje banorëve të mos preknin objekte të dyshimta.

Për shkak të situatës, autoritetet vendosën një shtetrrethim gjatë natës në provincën Narathiwat, i cili u hoq të dielën në mëngjes.

Deri të dielën nuk ishin raportuar sulme të tjera.

Jugu i Tajlandës, veçanërisht provincat Narathiwat, Yala dhe Pattani, është përballur prej vitesh me një kryengritje të armatosur dhe sulme të herëpashershme nga grupe separatiste.

Të ngjashme