Dhjetëra njerëz janë arrestuar në protestat që kanë filluar nëpër Rusi, në mbështetje të liderit opozitar të burgosur, Alexei Navalny.
Policia ka shpërndarë protestuesit në rajonin e Khabarovskit duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë nëpër shtëpi, shkruan BBC.
Disa prej mbështetësve kryesore të Navalnyt, duke përfshirë zëdhënësin dhe avokatin e tij, janë arrestuar në protesta.
Alexei Navalny është lideri opozitar dhe kritikuesi më i madh i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Mbështetësit e tij kanë shpërthyer me të madhe në mediat sociale duke thirrur për protesta në 60 qytete të ndryshme të Rusisë.