Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanadë nga një valë e paparë e nxehtësisë që ka thyer rekordin e temperaturave.
Policia në zonën e Vancouverit ka konfirmuar më shumë se 130 vdekje të papritura gjatë të premtes. Shumica nga viktimat ishin persona të moshuar ose kishin gjendje të rënduar shëndetësore.
Ata thanë se nxehtësia ishte shkaku kryesor i vdekjes në shumicën e këtyre rasteve.
Të martën, Kanada regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë për të tretën ditë me radhë – 49.5 gradë Celsius – e cila u shënua në Lytton të British Columbia.
Para kësaj jave temperaturat në këtë vend asnjëherë nuk kishin qenë më të mëdha se 45 gradë Celsius.
Vala e nxehtësisë ka kapluar Kanadanë dhe veri-perëndimin e SHBA-së. Ekspertët klimatikë thotë se ndryshimet klimatike pritet që të rrisin frekuencën e motit ekstrem, si kjo valë e nxehtësisë.
Megjithatë, ndërlidhja e tyre me ngrohjen globale është e komplikuar.