Dhjetëra veturave u është vënë zjarri në Suedi një natë më parë derisa policia ka thënë se rasti mund të përbëjë aksion të koordinuar kriminal.
Më shumë se 80 automjete janë dëmtuar rëndë nga banda të të rinjve, të veshur në të zeza.
Shumica e veturave janë djegur në qytetin perëndimor, Gotenburg, mirëpo për incidente të njëjta është raportuar edhe në qytete tjera në largësi prej 100 kilometrave.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven ka thënë se rasti “duhet pothuajse i koordinuar, sikur një operacion ushtararak”.
Mediat suedeze kanë raportuar se personat e maskuar kanë thyer dritaret e makinave para se të derdhnin lëndët djegëse brenda.
Përveç dëmit në makina, ende nuk është raportuar për ndonjë plagosje.
Policia ka thënë se ka identifikuar disa të rinj që kanë qenë në këtë zonë dhe ka biseduar me prindërit e tyre, mirëpo nuk ka mundur të deklarojë se kush ka qenë i përfshirë në zjarre.
Ende nuk janë zbuluar motivet e këtij incidenti, mirëpo kjo ngjarje ka rikujtuar dëmin e shkaktuar në Stokholm për shumë netë në maj të vitit 2013.
Trazirat e atij viti kishin rezultuar me vdekjen e një burri të moshuar, i cili kishte thënë se veturat e policisë ishin vënë në zjarr në lagje të varfëra të imigrantëve, po ashtu nga të rinj të maskuar.
Incidentet e vitit 2013 ishin shkak i një debati për imigrantët në disa qarqe, duke përfshirë papunësinë dhe dallimin e madh në mes të pasurve dhe të varfërve.
Aktualisht Suedia është në kohë zgjedhjesh dhe imigrimi vazhdon të ketë vëmendje të madhe.
Bazuar në disa sondazhe, Partia e Social-Demokratëve që aktualisht është në pushtet është duke u përballur me shifrat më të dobëta në histori, çka mund të kontribuojë në të mirë të partisë kundër imigrantëve, Demokratët Suedezë.