Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka miratuar projektligjin e propozuar nga Presidenti Donald Trump, për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.
Së shpejti ky projekt-ligj i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të votohet edhe në Senat, ku pritet të dështojë, shkruan BBC News, transmeton Klan Kosova.
Ndërtimi i një muri në kufi me Meksikën, si masë ndalimi për emigrantët që vijnë nga Amerika Latinë në Shtetet e Bashkuara, ka qenë njëra ndër premtimet kyçe në fushatën e Donald Trumpit gjatë vitit 2016.