Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24 orësh në Kosovë.
Dy nga këto raste janë raportuar në Prishtinë, një në Graçanicë, një në Malishevë, një në Prizren e një në Gjakovë.
Në pesë raste, viktima janë femrat e të dyshuarit meshkuj.
Në një rast i dyshuari është mashkull, njëashtu si viktima.
Njoftimet e plota nga këto raste nga Policia e Kosovës:
Graqanicë 29.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.12.2022 – 11:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin janë ndërmarr te gjitha veprimet hetime dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si i tillë.
Prishtinë 01.12.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 01.12.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 24.11.2022 – 23:10. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren 01.12.2022 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.