Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës është shënuar edhe një rast i dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur në Obiliq derisa ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar.
Në lidhje me këtë është njoftuar prokurori, personi i dyshuar ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.