Deputetja e PDK-së Mexhide Mjaku-Topalli, tha se dhuna në familje shpesh nuk pranohet dhe nuk raportohet. Sipas saj ky problem trajtohet si problem privat, duke mos e trajtuar atë me njerëzit më të afërt, tha Mjaku-Topalli.
“Dhuna në familje është një problem serioz me një shtrirje të gjerë ku shpesh nuk raportohet dhe nuk pranohet”, tha Mjaku-Topalli.
“Ky problem nga shoqëria vazhdon të trajtohet si problem privat. I vetmi burim i informacionit mbetet viktima e cila nuk është e liruar nga paragjykimet dhe stereotipet brenda komunitetit ku ajo bënë pjesë”.