Mjekët e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, protestuan mëngjesin e sotëm kundër dhunës se ushtruar ndaj një kolegu të tyre, dy ditë më parë.
Ata e cilësojnë një fenomen të turpshëm dhe kërkuan që të dënohet dhuna ndaj bluzave të bardha.
Të shtunën, mjeku i urgjencës Gerald Kola u godit me mjete të forta në kokë, teksa përpiqej të ndante dy të dehurit, që po ziheshin në ambientet e Urgjencës. Mjekët durrsakë kërkuan vëmendjen e strukturave përkatëse, për t’u garantuar siguri në ambientet e punës.