Dhunë në familje në tri qytete

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njoftoi për raste dhune në familje në Suharekë, Lipjan dhe Prishtinë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Suharekë / 28.07.2025 – 16:40. Lidhur me rastin gjatë kontrollit mjekësor tek viktima femër kosovare janë vërejtur shenja dhune fizike ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ia kishte shkaktuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

  • Lipjan / 28.07.2025 – 16:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë / 28.07.2025 – 21:20. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar ka pasur konflikt fizik. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme