Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga fshati Lluzhan i komunës së Podujevës, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 27-vjeçarja, e cila ka deklaruar se i shoqi pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike, duke e goditur me shuplakë.
Ajo ka refuzuar që të marrë tretman mjekësor, pasi që ka thënë se nuk ka nevojë, mirëpo është larguar për në shtëpinë e prindërve të saj.
Ndërkohë i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve e ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten, por mohon ta ketë sulmuar fizikisht atë.
Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.