Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona, reagon Koci: Dënimi maksimal është burgim i përjetshëm

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka thënë se monstrumëve iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës, derisa ka reaguar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për raste të tilla, për personat mbb 18 vjeç, dënimi minimal është 15 vjet e ai maksimal burgim i përjetshëm.

Koci ka thënë se vetëm burgimi i përjetshëm mund do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale.

Postimi i tij i plotë:

Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës.

Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet.

Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale.

Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit.

E sa për rehabilitimin e kryerësve – po ashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg.

Përjetësisht!

P.S.

Nëse vajza 11 vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta.

Të ngjashme