Dhunohet një femër në një hotel në Prizren

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Është dhunuar një femër në Prizren.

Një femër ka raportuar në polici se është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i panjohur.

Siç ka thënë viktima, ajo ka qenë nën ndikim të alkoolit kur ka ndodhur rasti.

Policia njofton se viktima ditë më parë është raportuar si person i zhdukur.

“Prizren (NN) 01.01.2020 – NN. Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i pa njohur. Sipas viktimës, ajo ka qenë nën ndikim të alkoolit. Viktima ka qenë ditë më parë e raportuar si person i zhdukur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK.

Të ngjashme