Është arrestuar i dyshuari mashkull, ashkali nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër rome e mitur e cila ishte shpallur si person i zhdukur.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim.
“Në lidhje me rastin me 01.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur) e cila ishte shpallur si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.