Një ngjarje e rëndë u raportua gjatë ditës së mërkurë që po e lemë pas. Një femër në Prishtinë ishte kidnapuar në pikë të ditës nga një person, i cili e ka futur atë në makinë dhe e ka dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka dhunuar. Por, policia të dielën ka njoftuar se e ka arrestuar personin në fjalë.
Ky person, sipas policisë, madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin. E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Veternikut.
“Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00. Lidhur me rastin me datë 27.07.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
E në bazë të informatave paraprake që policia i kishte për këtë rast thuhej se me datë 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash”.
I dyshuari për rastin është dërguar në paraburgim.