Një pronar lokali në Londër është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit është shfaqur në profilin e tij në Facebook.
42-vjeçari Tim Sheahan shihet duke u përfshirë në një sherr me disa burra në barin e lokalit. Më pas, Sheahan kap nga flokët gruan e tij, Jurgita Janusauskiene dhe e tërheq disa metra.
Nuk dihet si dhe pse ky regjistrim është postuar në faqen e Facebookut të 42-vjeçarit.
Policia e ka arrestuar burrin dhe po heton ngjarjen, por mendohet se motivi i sherrit ishte xhelozia.