Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar aktivistët që kishin shkruar grafite nëpër muret e këtij qyteti.
Aktivistët janë dënuar me nga 100 euro gjobë, bëhet e ditur në njoftim.
“Dje, më datë 13 tetor 2021, katër aktivistet/ët e përfshira/ë në aksionin e grafiteve në Mitrovicë, janë dënuar nga Gjykata themelore në Mitrovicë, secila/i me nga 100 euro për mbishkrimet e vendosura në muret e objekteve publike. Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet/ët mitrovicase/ës, me datë 25 prill 2021 është konsideruar si prishje e rendit dhe qetësisë publike sipas vendimit. Megjithatë, për ne ky arsyetim nuk është valid, duke e bërë këtë vendim një përpjekje tjetër institucionale për t’i shty
pur ndërhyrjet feministe në çdo formë që ato mund të marrin”, thuhet në njoftim.