Bukuroshja Dhurata Ahmetaj është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.
Ajo çfarë ndjekësit e saj kanë vërejtur së fundmi janë vizitat e shpeshta në Londër muajve të fundit, ku thuajse nuk kalon as edhe një muaj pa hedhur ndodnjë fotografi nga kryeqyteti britanik.
Megjithatë, Dhurata atje është duke ndjekur studimet në një universitet privat.
Në të njëjtën kohë, ajo po realizon edhe një fushatë marketingu me një brend të veshjeve, siç rëndom edhe e shohim duke promovuar markën në fjalë përmes postimeve në rrjetin social Instagram.
Marrë parasysh anulimin e fluturimeve dhe izolimin për shkak të coronavirusit, Ahmetaj ka mbetur e ngujuar në Angli dhe nuk mund të kthehet për momentin në Kosovë.
Telegrafi gjithashtu mëson se ajo ka nisur edhe një lidhje të re në Britaninë e Madhe, pas një mungese të gjatë zhvillimesh në jetën e saj personale.
Bukuroshaj ka kohë që përvetëson profesionin e saj si blogere, duke lënë anash muzikën, nga ku edhe është shprehur se për momentin nuk ka interes që të rikthehet me ndonjë projekt të ri.