Këngëtarja Dhurata Ahmetaj, e njohur nga publiku më shumë për fizikun e saj të bëshëm, ka pak ditë që publikoi projektin më të ri, të titulluar “A po vjen”.
Krahas projekteve muzikore, këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku ndanë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Kësaj herë, 25-vjeçarja ka vendosur t’iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj, ku njëra ndër pyetjet kishte të bënte me zgjedhje obligative.
Dikush nga fansat e pyet këngëtaren a do të martohej me ish të dashurin e saj apo do të vdiste, gjersa Dhurata ka habitur me përgjigjen e saj, ku në këtë rast ka zgjedhur vdekjen.