Dhurata Dora publikon bashkëpunimin me Inna dhe Stefflon Don

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore.

Këtë herë artistja ka lansuar një bashkëpunim të ri me dy këngëtare me famë botërore, Inna dhe Stefflon Don.

Bashkëpunimi i artisteve mban titullin “Yummy” dhe ka ardhur i bashkangjitur edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Innas në YouTube.

Kënga është prodhim I producentëve Alexandru Cotoi, Marcel Botezan dhe Sebastian Barac.

Projekti ka ardhur në dy gjuhë, Dhurata këndon në gjuhën shqipe teksa Inna dhe Stefflon Don në atë angleze.

Kënga është plotë ritëm dhe adrenalinë teksa vajzat duken tejet joshëse dhe provokuese në skenat e ‘nxehta’ të klipit.

Të ngjashme