Dafina Zeqiri përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që nesër lansohet kënga e re, shkruan lajmi.net.
Duke falënderuar fansat për një vit të jashtëzakonshëm, ajo tha se si dhuratë për fansat e saj është një këngë e re.
“Kapma dorën” do të titullohet projekti i fundit i Dafinës, i cili publikohet nesër (e diele) në orën 18:00.
“Epo, çdo rikthim i mirë ka nevojë për besimtarë të vërtetë”, John Boehner.
Faleminderit te gjitheve per kete vit te jashtezakonshem, fansat e mi te dashur qe keni besu ne Dafinen, bashkpunetoret e mi, koleget, partnerat dhe posaqerisht familjen dhe shoqerine.
Si perfundim i nje kapitulli te ashtuquajtur “Comeback” po jua sjell nje dhurate per neser.
Ne bio eshte linku ku do te behet premiera e klipit tim te fundit muzikor me titullin “Kapma Doren” neser ne ora 18:00