Paris Saint-Germaini njoftoi të premten zyrtarisht se Angel Di Maria do të largohet pas përfundimit të sezonit.
Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë, teksa pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, transmeton Gazeta Express.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se ai tani është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Juventusit.
Sipas tij, 34-vjeçari dëshiron kontratë afatshkurtër.
Di Maria thuhet se dëshiron që të nënshkruajë vetëm për një sezon, por me mundësi vazhdimi edhe për një sezon të dytë.