Di Maria po ashtu ka lavdëruar Cristiano Ronaldon
Angel Di Maria ka thënë që Lionel Messi është një jashtëtokësor – por ai më shumë preferon që të trajtohet të quhet si i pari më i miri.
Messi ju bashkua atij në Paris Saint-Germain në gusht, pasi që kompletoi kalimin e tij të kjo skuadër nga Barcelona. Di Maria, po ashtu ka treguar nofkën që ia kanë dhënë kolegët e rinj në Paris Saint-Germain pas largimit të tij nga Barcelona.
“Unë e quaj atë ‘Titch’”, ka thënë Di Maria gjatë një interviste për TyC Sports. “Jo në fillim, por porsa ne jemi bërë shok po. Ai gjithmonë me quan mua “Petull” dhe mendoj që gjithmonë do ta bart këtë nofkë. Ai është një djalosh i mirë dhe kështu i pëlqen më shumë”.
“Ai nuk dëshiron që të jetë në tituj të lajmeve, për këtë ai ia kalon shumë mirë me në dhe na trajton njëjtë të gjithëve. Nëse e trajtoni atë ashtu si një futbollist – një jashtëtokësorë – atëherë ai do të del jashtë flluskën duke bërë gjëra normale, ato që i dëshiron si duke ngrënë bashkë, duke u argëtuar bashkë dhe duke bërë humor bashkë”.
“Ne të gjithë bëjmë humor duke e quajtur atë jashtëtokësori i mediave – ai është – por në fund është vetëm Leo, ai është një “Titch” dhe ne e trajtojmë atë ashtu”.
Di Maria është një nga pak lojtar që ka luajtur edhe me Messi edhe me Cristiano Ronaldo, kurse 33 vjeçari ka fjalë të mira edhe për atë gjithashtu.
“E kam ftuar Cristianon në ditëlindjen e parë që e festova në Madrid”, tha ai. “Nuk mendoj që ai do të vije, por ai me dërgoi mesazh dhe me tha që do të vinte. Ai erdhi aty duke festuar me shokët e mijë dhe duke biseduar sikur gjithë të tjerët. Kjo me befasuar mua”.
“Në fushë, ai gjithmonë është numri një. Jashtë fushe ai ka një klas ndryshe”.
Këtë vit, Di Maria do të jetë pjesë e njërës prej skuadrave që ka sulmin më të frikshëm në botën e futbollit, bashkë me Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.
“Neymar është ai çfarë e kemi parë”, tha Di Maria për brazilianin. “Ai gjithmonë është i lumtur, tipik brazilian me zemër të madhe. Ai është brilian, një person i madh”.