Kylian Mbappe duket se përfundimisht do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Pavarësisht se francezi besohet se kishte arritur marrëveshje personale me Real Madridin, kjo lëvizje nuk pritet që të ndodhë, transmeton Gazeta Express.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se Mbappe do të mbetet në “Parc des Princes” dhe se për këtë nuk ka më dyshime.
Sipas Di Marzios, vendimi i 23-vjeçarit për të qëndruar te PSG-ja u mor pas kthesës së djeshme, kur filluan raportimet për arritjen e marrëveshjes mes klubit francez dhe ish-sulmuesit të Monacos.
Gazetari nga “Sky Sport” është shprehur i bindur se përgjigja e Mbappes për Real Madridin është negative tashmë.
Ai gjithashtu tha se një njoftim zyrtar mund të bëhet gjatë ditës së sotme.