Ti je veteran ?
Ti…? Jo, ti nuk je veteran. A po te kujtohet paralufta, lufta, çlirimi dhe rindertimi i vendit.
Po thua qe je veteran, dhe ke aplikuar ta gezosh kete privilegj, jo te lehte.
Ku ishe ti ? Ç’beje paralufte, gjate lufte dhe pas saj…?
Nese nuk te kujtohet ty, me kujtohet mua se ku ishe ti, ç’beje, si e kaloje te shkreten kohe te roberise. E para, nuk te zinte vendi vend nga frika, dhe synim te vetem kishe braktisjen e vendit. E dyta, meqe nuk te behej puna te ikje, ia beje me sy te shkretes roberi, dhe zgjoheshe e ngryseshe nen hijen e saj.
E treta, ne lufte nuk ke qene se, s’mund te ishe ne dy vende njekohesisht. Madje, ti as nuk e enderroje lirine. Nuk te pengonte roberia…
Pra, ti je nje mashtrues. Dhe nuk ka gje me te zeze e me te turpshme se, te shpallesh me letra mashtrues.
Çka ke dashur me kete pune…? Te mashtrosh per buken tende te zeze, duke ia marre tjeterit hisen. Ne fakt, duke i plaçkitur taksat e popullit tend te cilit, kurre nuk i sherbeve.
Çka ke per te thene..?
Se, te zuri gjaku dhe u mashtrove. Beli, njeriu mashtrohet me keq se kafsha.
Jo, ti nuk mashtrohesh, madje je goxha i esellt ne kete drejtim. Prandaj, ti je mashtrues.
Po ta kujtoj: mashtrimet nuk jane te njejta si per çdo gje. Prandaj, kesaj here duhet te paguash. Duhet te paguash madje, per te gjitha mashtrimet qe i ke bere deri sot ne jeten tende.
Megjithese, do mbetesh gjithmone i ketille: mashtrues…