Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar ministren e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën.
Ndër temat që u diskutuan mes tyre ishte edhe dialogu me Serbinë e Procesi i Berlinit, i nisur më 2014 me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të mbetura të hapura në rajon.
Rohde ka thënë se janë diskutuar edhe planet për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Takim i mrekullueshëm me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, sot. Diskutuam planet për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim dhe Procesin e Berlinit, mes tjerash”, ka shkruar Rohde në Twitter.