Ekonomia Online
FUNDIT

Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

Diant Ramaj huazohet sërish te Copenhagen nga Dortmundi

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj, është rikthyer te Copenhageni, duke u huazuar nga Borussia Dortmundi. Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes së përhershme për portierin 24-vjeçar. Ramaj u shpreh i lumtur për rikthimin te klubi danez, të cilin e kishte lënë më shumë se një vit më parë. “Jam shumë i lumtur që […]

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj, është rikthyer te Copenhageni, duke u huazuar nga Borussia Dortmundi.

Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes së përhershme për portierin 24-vjeçar.

Ramaj u shpreh i lumtur për rikthimin te klubi danez, të cilin e kishte lënë më shumë se një vit më parë.

“Jam shumë i lumtur që marrëveshja është finalizuar. Kam kaluar një kohë fantastike këtu dhe më ka munguar shumë atmosfera në Parken”, tha Ramaj.

Drejtori i Copenhagenit, Kristjaan Speakman, tha se klubi është i lumtur ta mirëpresë sërish portierin, i cili rikthehet me më shumë përvojë.

Të ngjashme