Kompania në industrinë e ndërtimit “Model Slovenija Invest” është lider sa i përket kualitetit të ndërtimit, duke implementuar teknologji moderne për të ofruar zgjidhje sa më të qëndrueshme.
“Model Slovenija Invest” klientëve të saj, u jep mundësi për të bërë zgjidhje për banim, ngase u mundëson atyre blerjen e banesës me një participim fillestar modest, dhe pritje deri në 40 muaj pa interes dhe kamatë.
Kështu, shprehet drejtori i “Model Slovenija Invest”, Shpetim Memishi, në një intervistë të dhënë për Ekonomina Online.
“Ne, prej kompanive tjera na dallon kualiteti si pikë e pare, punimet kryhen në kohë rekord me kohë dhe janë punime standarde. Pastaj janë mundësitë e pagesave që tek ne klientët kanë mundësi që me një participim të vogël dhe mandej me një pritje prej 40 muajve”, shprehet ai.
Megjithatë edhe kjo kompani, është prekur nga situata aktuale me pandeminë, duke ndikuar që edhe shitje të bije deri në 70%.
Memishi shpreson në Pakon Emergjente për rimëkëmbje të bizneseve nga Qeveria e Kosovës, por siç thotë ai “infuzion” për ta është diaspora.
“Pakoja është të themi një infuzion për bizneset ku për ato muaj ku nuk ka mundur të funksionojnë, të paktën ta stabilizojë. Ne, e dimë që rimëkëmbja e bizneseve në Kosovë, është gjithmonë prej diasporës”.
Intervista e plotë:
EO: Të gjithë bizneset janë prekur nga pandemia, por për biznesin tuaj, sa ka ndikuar kjo situatë?
Memishi: Është fakt që pandemia ka ndikuar shumë tek të gjitha bizneset, po ashtu edhe tek biznesi jonë. Faktikisht ka pasur një ndikim negativisht, duke pasur parasysh që gjatë ndërtimit kemi një plan rreth objekteve se kur do të përfundojnë dhe kur do të jenë te gatshme për banim. Pandemia ndikoj duke na ndërprerë punën, ku së paku dy muaj na është ndërprerë puna, për shkak te izolimit te Prishtinës, kështu qe kemi pasur një pengesë shumë te madhe dhe kemi pasur ngecje gjatë ndërtimit. Megjithatë, tash sa ka rifilluar mundësia e punimeve për tu kthyer aty ku kemi mbetur. Kjo gjë ka ndikuar shumë tek te gjithë bizneset, sepse ka mundur të shtyhen afatet të cilat kanë qenë me marrëveshje.
EO: Sa ka rënë shitja, të themi sa humbje ka pasur Model Slovenija, nga kjo gjendje?
Memishi: Nga kjo gjendje, faktikisht ka rënë shitja shumë, për arsye se nuk kemi pasur mundësi për prezantime dhe qasje deri tek zyrat tona, megjithëse ne, si kompani kemi punuar edhe me platformën Online dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Do të thotë, se nëse e krahasojmë me vitet e tjera, shitja ka rënë 60-70% të shitjes në krahasim me vitet e kaluara. Kështu që, kjo pandemi na ka ndikuar edhe rreth shitjes nga ajo çka kemi planifikuar më herët me plan dinamik të punimeve tona.
EO:Sa apartamente- banesa do të lëshohen këtë vit për banim, pas kësaj gjendje nëpër të cilën po kalojmë?
Memishi: Duke i’u falënderuar përgatitjeve, kontraktorëve dhe bashkëpunuesve tanë, është rritur numri i punëtorëve që ta plotësojmë vonesën që ka qenë deri më tani sa i përket ndërprerjes së punës nga vendimet e Qeverisë. Kështu qe ne, e kemi planifikuar qe faktikisht së paku te jenë dy hyrje ku përafërsisht do të jenë 90 banesa, Gjithmonë, ne si kompani Model Slovenija Invest, e kemi një strategji që përafërsisht një muaj përpara i përgatisim banesat prej asaj çka u prezantohet blerësve tanë. Kështu që, për fat të mirë nuk kemi keqinformime tek blerësit ose vonesa ndaj blerësve dhe ne jemi në afat për lëshimin banesave.
EO: Pakoja për rimëkëmbje të bizneseve, sa e shihni ju se mund me të vërtetë të ju rimëkëmbë juve si biznes?
Memishi: Kjo pako besoj që do t’i ndihmojë bizneset, faktikisht bizneset gjithmonë janë ata që i kanë te hyrat nga pjesët tjera, faktikisht nuk kanë ndonjë ndihmesë prej shteti sepse është biznes privat. Por megjithatë, pakoja është të themi një infuzion për bizneset ku për ato muaj ku nuk ka mundur të funksionojnë, të paktën ta stabilizojë. Jo që mund ta rimëkëmbë, por mund ta stabilizojë, Ne, e dimë që rimëkëmbja e bizneseve në Kosovë, është gjithmonë prej diasporës dhe një ndër problemet që ka qenë këtë vit është mosardhja e diasporës për të qenë prezent këtu, për të gjitha marrëveshjet që i kemi pasur ne me diasporën si në dorëzim të çelësave si në përgatitjen e vendosjes së atyre nëpër banesa. Megjithatë, ka qenë një numër i vogël të cilët kane ardhur, një numër shumë i vogël në krahasim me atë çka kemi pritur ne. Por, po shpresojmë tash me një stabilizim që sa do i vogël të jetë të jemi në kontakt me diasporën dhe shpresojmë që shumë shpejtë vijnë dhe t’i marrin banesat e tyre dhe të jenë këtu në Kosovë. Do të thotë do të kishte qenë një ndihmesë shumë e madhe, të themi më e madhe nga ajo se çfarë do mund të na ndihmonte shteti për tu rimëkëmbë.
EO: Sa i përket, kërkesave për leje, pranime teknike etj, sa e keni të lehtë të depërtoni në këtë drejtim?
Memishi: Për fat te mirë, ne si kompani kemi raporte shumë te mira prej fillimit që merret leja në Komunën e Prishtinës, pastaj me inspektorët të cilët vijnë për vizitë gjatë punimeve dhe të gjitha procedurat që e përcjellin deri në finalizimin e projektit. Mirëpo, Komuna e Prishtinës, ndoshta në krahasim me Komunat e tjera që shumë shpejtë kryhen pranimet teknike ndërsa me Prishtinën ka vonesa. Megjithatë, ne si kompani, në bashkëpunim me Komunën dhe inspektorët, ne i përgatisim të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pastaj mbetet vetëm pjesa e Komunës që ta bëjë përfundimin e tyre, ne jemi në rregull me të gjitha.
EO: Cilat janë përparësitë e “Model Slovenija Invest”, nga kompanitë tjera të ndërtimit?
Memishi: Ne, prej kompanive tjera na dallon kualiteti, si pikë e parë punimet kryhen në kohë rekord me kohë dhe janë punime standarde. Pastaj janë mundësitë e pagesave që tek ne klientët kanë mundësi që me një participim të vogël dhe mandej me një pritje prej 40 muajve. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë. Ne e kemi studiuar dhe e kemi parë që është një rrogë mesatare në Kosovë pa e përfshirë Diasporën që ajo është një infuzion i bizneseve në Kosovë dhe në bazë të asaj e kemi parë që është një ofertë shumë e mirë dhe e leverdishme për të gjithë. Kjo ua mundëson që mbi 90% klientët tonë te kenë mundësi të kontraktojnë dhe ta blejnë banesën. Kështu që gjithmonë, ata do të jenë në familjen tonë dhe do të kenë një zgjidhje shumë te mirë. Kush do që vendos për ta marrë një banesë tek Model Slovenija Invest, do te ketë mundësi shumë të lehte si për pagesa dhe zgjidhje të përjetshme.