Organizata mjedisore e Leonardo DiCaprio-s ka dhuruar pesë milionë ndihmë për trajtimin e gjendjes në pyjet e Amazonës pas rritjes së fundit të zjarreve atje.
Aleanca e Tokës do të japë para për grupet lokale dhe komunitetet indigjene të cilat punojnë për të mbrojtur Amazonën.
“Shkatërrimi i pyjeve të Amazonës po lëshon me shpejtësi dioksidin e karbonit në atmosferë, duke shkatërruar një ekosistem që thith miliona tonë emetime të karboni çdo vit dhe është një nga mbrojtjet më të mira të planetit kundër krizës klimatike” thuhet në faqen zyrtare të organizatës.
Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil thotë se ka pasur më shumë se 72,000 zjarre në pyjet e Amazonës këtë vit.
Kjo është një rritje nga 40,000 në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.