Leonardo DiCaprio është parë të martën në New York së bashku me miqtë e tij.
Aktori 42-vjeçar ëshrë parë duke u shëtitur rreth Big Apple me miken e tij Jennifer Meyer dhe vajzën e saj Ruby, së bashku me një tjetër mik i cili nuk është në fotografi, transmeton Klan Kosova.
Leo është mik i ngushtë me ish të dashurin e Jennifer-it, Tobey Maguire, dhe ai ka qenë i afërt me familjen e tyre për shumë vite. Vetëm pak javë më parë, ai u pa në shkollën e Ruby’t.