Duket se Diego Costa do të largohet nga Atletico Madridi për ta vazhduar karrierën në një klub të Serie A.
Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga Mundo Deportivo. Nga sa mësohet, sulmuesi i Ateltico Madrid mund t’i japë jetë një dueli mes dy klubeve të mëdha të futbollit italian.
Duket se Napoli dhe Roma po sfidohen për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Në Spanjë janë të sigurt se dy klubet kanë nisur konntaktet me përfaqësuesit e lojtarit për ta bindur që të transferohet në Serinë A.
E vetmja pengesë për dy klubet do të ishte rroga e lartë e lojtarit, i cili mund të pranojë një ulje, duke parë se nuk bën më pjesë në planet e Simeone-s.