Diego Maradona i nënshtrohet operacionit në stomak

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit Diego Maradona po rimëkëmbet në spital pas operacionit të suksesshëm në stomak.

Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për të ndalur gjakderdhjen e brendshme të shkaktuar nga një hernie, tha avokati i tij.

58-vjeçari zbuloi problemin gjatë një kontrolli spitalor rutinë këtë muaj.

Ai u operaua të shtunën për të ndaluar gjakderdhje në stomakun e tij.

“Ndërhyrja kirurgjikale e Maradonës mbaroi. Falë Zotit çdo gjë ka shkuar në mënyrë të përkryer,”-tha Matias Morla në Twitter.

Mjekët zbuluan gjakderdhjen para se Maradona të udhëtonte drejt Meksikës, ku është trejner i Dorados de Sinaloa.

Morla tha se ish-futbollisti do të kthehet në klubin meksikan për një sezon të dytë pas të rikuperohet plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme