Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Në zonat malore nuk përjashtohen reshjet.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 29ºC.
Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.