Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm, por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09 gradë Celsius në 21 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 16 gradë Celsius në 28 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 18 gradë Celsius në 29 gradë Celsius.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.