Gazeta 107 vjeçare, “Dielli” , zëri i Vatrës, më e vjetra e botës shqiptare, që ende botohet në SHBA, në print dhe online, me rastin e 104 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do të publikojë një numër special, festiv, me ngjyra, kushtuar Ditës së Flamurit.
Gazeta do të ketë më shumë se 100 faqe.
Editori i “Diellit”, Dalip Greca, shkruan në Facebook se për këtë numër special pranohen shkrime origjinale që lidhen me pavarësinë, flamurin kombëtar, firmëtaret e pavarësisë, skica, ese, portrete, artikuj historik etj.
Ky është numri i tetë special që del nga ky bashkëpunim që prej vitit 2009, kur “Dielli” nisi edicionin special mbi 100 faqe për Festën e Flamurit Kombëtar, Pavarësinë e Shqipërisë.
“Dielli” del që nga 15 shkurti i vitit 1909.