Dielli do ta djegë Tokën, shpejtë do të shkatërrohet

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 14:45 | Nga

Janë me dhjetra teoritë që mundohen të parashikojnë sesi do të mbërrijë fundi i Tokës, që nga ato fetare e deri tek të tjerat shkencore.

Tek grupi i dytë i këtyre teorive mes mbizotëruesve është edhe ajo që thotë se shtëpia jonë e përbashkët do të shkatërrohet nga ai që sot na jep jetë; Dielli.

Kjo teori ka dy teza; e para që Dielli do të pushojë së ngrohuri, duke e kthyer praktikisht planetin tonë në një tokë të akullt dhe e dyta që do të ndizet aq shumë sa të djegë gradualisht gjithçka në Tokë.

Pikërisht kjo e dyta, sipas një studimi të një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Suksesit në Britaninë e Madhe ka gjasa që të ndodhë më shpejt.

Shkencëtarët thonë se Dielli djeg në sipërfaqe atome hidrogjeni që shndërrohen në atome heliumi pas këtij procesi. Në total, sipas përllogaritjeve të tyre, ylli i sistemit tonë djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë.

Pyetja që ngrenë shkencëtarët është se çfarë do të ndodhë kur të mos ketë më hidrogjen për të djegur?

Jillian Scudder, astrofizikan-te thotë se pas kësaj dielli do të fillojë të djegë atomet e heliumit. Kjo do të prodhojë më shumë nxehtësi dhe rrezatim në përmasa të tilla që e bëjnë praktikisht lehtësisht të kalueshme mburojën tonë; atmosferën.

Kur do të ndodhë? Shkencëtarët thonë se duhen vetëm ‘pak’ miliarda vite. Sipas tyre, çdo një miliard vjet, Dielli bëhet 10 përqind më i shndritshëm, që do me thënë se djeg më gjithnjë e më shumë atome heliumi.

Kjo do të thotë që në bazë të kësaj teorie, pas 4 miliardë vitesh Dielli do të jetë 40 përqind më i shndritshëm e ndoshta po në këto përmasa edhe më i nxehtë. Kjo do të shkatërronte jetën, të paktën kështu siç e njohim sot, në planetin tonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme