Dieta e Madonës, humbet 6 kg në 7 ditë

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 10:05 | Nga

Për një gjë jemi të sigurt; Madona do dijë gjithmonë si të tërheqë vëmendjen! Këtë herë, pas deklaratave të forta në favor të kandidates për presidente, Hillary Klinton, del dieta e saj drastike. Duket thuajse e pabesueshme megjithatë, këngëtarja e pop-it, tregon se mund t’ja dalësh, mjafton të ndjekësh disa rregulla thelbësore.

Së pari, nuk duhet të hash nëse nuk je i uritur! Ushqimin duhet ta përtypësh plotësisht dhe nuk duhet të hash asnjëherë në nxitim e sipër. Eleminoni njëherë e mirë alkoolin, mishin e kuq, djathërat, sheqerin dhe kripën.

Menuja e dietës 1 javore:

Mëngjesi
Qull i gatuar në ujë me tre lugë tërshërë, fruta të thata, një gotë çaj, një fetë të vogël bukë thekre të lyer me mjaltë.
Dreka
Supë perimesh, me oriz, një peshk në avull dhe garniturë perimesh, arra
Zemër
Dardhë mesatare ose mollë
Darka
Tërshërë, sallatë me kastravec të freskët dhe rrepa

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme