Pas pushimeve të gjata verore shumë nga ne ka shtuar disa shtresa dhjamore, vjeshta erdhi dhe shumë nga rrobat në gardërobë nuk na bëjnë më.
Po si t’i heqim kilet e tepërta që kemi vënë nga vera e shfrenuar?
Sigurisht që këshilla e parë është kontrolli i sasisë dhe cilësisë së ushqimit, apo ngrënia me orar të rregullt.
Këshilla e dytë është planifikimi. Është gjithmonë e rëndësishme të kursejmë kohën në kuzhinë dhe të kemi gjithmonë diçka gati. Në mbrëmje, pas darkës do të ishte mirë që të përgatisni diçka të ushqyeshme për të nesërmen. Mund ta merrni në punë apo në shkollë, kështu nuk do të jetë nevoja që të hani ushqime të pakontrolluara jashtë.
Çdo vakt duhet të ketë karbohidrate, proteina dhe yndyra. Për shembull, një supë drithërash me perime të freskëta, apo peshk, apo mish i bardhë janë të shijshme dhe me vlera. Për të shuar disi ndjesinë e ngopjes para se të ulemi në tavolinë pimë dy gota ujë. Me uljen e temperaturave supat janë mjaft të mira, por një aleat i mirë dhe për rënien në peshë.
Këshilla e fundit është, kontrolloni tundimin për ushqimet. Sigurisht që tundimi ekziston, sidomos kur bëhet fjala për ëmbëlsirat apo picat. Është mirë që t’i shmangim këto lloj ushqimesh, edhe pse shpesh bëhet e pamundur.
Për të hequr mendjen nga ajo që doni është mirë të ndiqni teorinë “sa për neps” kështu ju mund ta hani atë që doni por me një sasi shumë të reduktuar.