Dieta që përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra ju ndihmon të jetoni më gjatë

Prishtinë | 25 Gus 2024 | 22:35 | Nga

Është bërë e zakonshme të shohim se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së parakohshme, siç është gjumi i mirë gjatë vikendit apo konsumimi i tri kafeve në ditë.

Sidoqoftë, tani një studim i ri pohon se një dietë antipezmatuese e cila përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë.

Hulumtuesit polakë kanë kryer një studim me 70,000 persona, stilet e jetesës të të cilëve janë ekzaminuar për një periudhë 16-vjeçare.

Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Internal Medicine’, ka krahasuar shkallën e vdekshmërisë të atyre që kanë ndjekur një dietë antipezmatuese dhe atyre që nuk e kanë bërë të njëjtën gjë.

Ekipi ka konstatuar se ata të grupit të parë, pra ata të cilët hanë rregullisht pemë, perime, çaj, kafe, arra, çokollata dhe sasi të moderuar të verës së kuqe e birrave, kanë 18% rrezik më të ulët të vdekjes nga cilido shkaktar.

Veç kësaj, ata kanë 20% rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 13% rrezik të reduktuar nga vdekja nga kanceri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme