Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Këtë të shtune janë djegur dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut.

“Sot më datë 01.06.2024 veturën e tipit ‘Skoda Ocativa’, ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C Class, ngjyrë e zezë me targa serbe”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet ‘zjarrvënie’”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se aktualisht nuk ka persona të dyshuar në lidhje me rastin

Të ngjashme