Gjashtë lopë kanë ngordhur nga zjarri që përfshiu një stallë në fshatin Kosterc të Skenderajt.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45.
Lajmin për ngordhjen dhe djegien e këtyre kafshëve e ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale dhe ngordhjes së kafshëve nuk raportohet për persona të lënduar.