Digjen katër kisha katolike në Kanada

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Dy kisha katolike janë djegur në një pjesë të Kanadasë gjatë ditës së hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë djegur edhe dy kisha të tjera në pjesën e Kanadasë perëndimore.

Zjarret në Kishën e Shën Annit dhe Kishën Chopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në British Columbia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Sipas njoftimit të zyrtarëve policor dy ndërtesat e kishës ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarret po i trajtojnë si të dyshimtë.

Të dy kishat katolike që u dogjën të hënën në provincë u shkatërruan plotësisht nga zjarri, ndërsa kjo ngjarje ndodhi në Ditën Kombëtare të Popullit Vendas.

“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza”, një zyrtar policor kanadez.

Mbetet e paqartë dhe e dyshimtë djega e këtyre kishave vetëm pak ditë pasi qindra varre masive u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale të Kanadasë, madje disa thonë se këto dëme po shkaktohen qëllimisht.

Të ngjashme