Dy burra kanë raportuar në polici se rreth 10 hektarë mal janë djegur në fshatin Batllavë të Podujevës. Këta dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga prona e një bashkëfshatari.
“Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarri është nën kontroll. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.