Digjen tri shtëpi banimi në Prizren, nisin hetimet

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Tri shtëpi banimi janë përfshirë nga zjarri në Prizren.

Policia bën me dije se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.

“Zjarrvënie, Prizren: Është raportuar se nga zjarri janë djegur tri shtëpi banimi, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme