Një aeroplan, me rreth 170 pasagjerë, në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë ka aterruar dhunshëm pasi kishte pësuar një defekt vetëm pak kohë pasi kishte nisur fluturimin
Një dëshmitar i rastit, i ka shkruar redaksisë së Kohës Ditore për këtë ngjarje, bashkë me fotografitë e aeroplanit që iu desh të ulej.
“Ky është aeroplani i cili ateroi dhunshëm mbrëmë rreth orës 22:00 në Munchen, pas 30 minutash fluturim nga Shtutgarti. Në aeroplan ishin rreth 160-170 udhëtarë ku rreth 30 kanë qenë fëmijë”, ka thënë ky lexues.
Sipas tij, aeroplani pësoi defekt pasi arriti lartësinë e duhur dhe pati një eksplodim në motor, pastaj u përfshi nga flaka.
“Megjithatë arriti të aterojë në Munchen. Fati deshi që të shpëtojmë nga më e keqja. Tani është ora 11:40 dhe të gjithë udhëtarët janë të traumatizuar pas ngjarjes. Përkundër kësaj tani kemi mbet në aeroportin e Munchenit pa ndonjë zgjidhje nga agjencitë dhe nga kompania që ka bërë bartjen e udhëtarëve”, ka thënë ky lexues.
Sipas tij, “të paktën ata kanë mundur të kontaktojnë me konsullatën kosovare në Munchen që t’u japin një përgjigje udhëtarëve”.