“Digjet” Athina, dhunë dhe protesta para Parlamentit

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Dhuna dhe protestat kanë pushtuar mbrëmë Athinën, teksa brenda ndërtesës vazhdonin debatet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Një grup prej rreth 100 personash, hodhën gurë dhe fishekzjarrë kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës. Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Raportohet për disa persona të plagosur dhe disa të arrestuar.

Opozita akuzon qeverinë për tradhti kombëtare. Ndërsa kryeministri Tsipras akuzon opozitën se ka nxitur grupet ekstremiste të kërcënojnë deputetët e shumicës duke iu ushtruar atyre presion jashtë banesave. Mediat greke raportojnë se ekstremistët kanë dëmtuar shtëpitë e 3 deputetëve të partisë SYRIZA.

Kuvendi i Greqisë anuloi dje votimin e Marrëveshjes së Prespës. Votimi pritet të zhvillohet sot në orën 14:30

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit grek, thonë se ky vendim erdhi si rezultat i numrit të madh të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

Të shumta ishin edhe gjatë debatit të djeshëm përplasjet “pro” dhe “kundër” mes Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe opozitës së kryesuar nga Kyriakos Micotakis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme