Digjet auto salloni në Ferizaj, lëndohet një punëtor

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Të premten në mëngjes një burrë në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka njoftuar autoritetet se auto salloni i tij është përfshirë nga flakët.

Përveç dëmit material, lëndime trupore ka pësuar një punëtor, i cili është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj, transmeton Klan Kosova.

Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Ndërsa rasti mbetet duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme