Digjet brenda makinës 3 vjeçari në Milot, pasi makina shpërtheu në flakë pas përplasjes

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë në vend.

Personat që ishin në vendin e ngjarjes ndërhyn më shpejtësi duke e nxjerrë të lënduarin. Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Gazetari i “ABC” mëson se fëmija që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me dy të tjerat. Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.

Personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por edhe të tjerë që ndaluan u dhanë ndihmën e parë të lënduarve.

Ekspertët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme