Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Miradi të Epërme të Fushë Kosovës është djegur një depo me ushqim të kafshëve.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo dhe një sasi e ushqimit të kafshëve, pronë e dy ankuesve meshkuj K/Shqiptarë. Njësit e zjarrfikësve kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Njësiti policor është duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.